Kanë dalë detaje të reja nga aksidenti tragjik i furgonit me tifozë të skuadrës greke PAOK, në Rumani, të cilët ishin nisur për të ndjekur ndeshjen e skuadrës së tyre të zemrës përballë Lyon në Francë.
Siç dukej nga pamjet më lart, furgoni i zi, ku ndodheshin 10 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë të identifikuar si Genci Sadiku dhe Vasil Palo (për të cilët ende nuk dihet nëse janë mes tre të plagosurve apo mes 7 viktimave), bën manovra të rrezikshme dhe parakalim të gabuar, duke u përplasur më pas me një kamion.
Pas përplasjes së fortë furgoni ‘fluturon’ në ajër dhe përfundon i shkatërruar në anën e rrugës, duke u marrë jetën 7 personave dhe duke lënë të plagosur rëndë 3 të tjerët. /Marrë nga Top Channel





You must be logged in to post a comment.