Java e fundit e Ligës së Kampioneve ndryshoi në mënyrë të dukshme tabelën e renditjes dhe kualifikimin për objektiva të ndryshëm.

champions

Arsenali e mbylli me 8 fitore në aq ndeshje, duke marrë vendin e parë i ndjekur nga Bajern Mynih. Më pas janë Liverpuli, Totenhemi, Barcelona, Çelsi, Sporting dhe Mançester Siti që siguruan tetëshen e parë, ku bie në sy se janë 5 ekipe angleze.

Sa i përket play-off, do të ketë shumë emra të mëdhenj e me pretendime që nuk ia dolën të siguronin tetëshen, duke filluar nga Reali, Interi apo edhe PSG kampion në fuqi. Ndërkohë, janë eliminuar ekipe me shumë emër si Napoli, Olimpik Marseja, Atletik Bilbao apo Ajaksi.

Marseja ishte në lojë deri në sekondat e fundit, por goli i katërt i shënuar nga Benfika, solli kualifikimin e portugezëve.

Surprizat në play-off janë padyshim dy, Bodo/Glimt dhe Karabak, të cilat ia dolën që me rezultatet e tyre të kalonin turin para ekipeve shumë më me emër.

PANORAMASPORT

Leave a comment

Trending