🇽🇰Nëntë njohje de-facto për Kosovën 🇽🇰

Shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës—Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Indonezia, Kazakistani,

Paraguaji,

Uzbekistani,

Mongolia ,

Maroku—tani ulen si TË BARABARTA me Republikën e Kosovës në Bordin prestigjioz të Paqes të Presidentit amerikan Donald Trump 🇺🇸

Duke u bërë pjesë e këtij forumi elitar, ato de-facto e kanë pranuar shtetësinë e Kosovës. Tani është koha që këto njohjet të bëhen zyrtare.

I bëj thirrje Presidentes Vjosa Osmani të kontaktojë drejtpërdrejt secilin prej udhëheqësve të këtyre shteteve për të siguruar njohje të plotë diplomatike.

Këto njohje, që mund të arrihen lehtësisht me ndërmjetësimin e Presidentit Trump, forcojnë misionin amerikan për paqe dhe thellojnë bashkëpunimin brenda Bordit të Paqes.

Zoti e bekoftë popullin amerikan
Zoti e bekoftë popullin shqiptar
🇺🇸🇦🇱🇽🇰

  • Harry Bajraktari

Post ne fb

Trending