Gala e Fondacionit Sarasota Memorial Healthcare

Nga Eva Dori
Gala e Spitalit e Fondacionit Sarasota Memorial Healthcare, e mbajtur në Philadelphia, u shndërrua në një ngjarje të jashtëzakonshme humanitare dhe një eksperiencë të paharrueshme, duke mbledhur mbi 2 milionë dollarë në mbështetje të pacientëve dhe institucioneve që përballen me sfida të mëdha në kujdesin shëndetësor.
Ndër të ftuarit dhe kontribuesit kryesorë të kësaj mbrëmjeje ishte edhe shqiptarja Znj. Fotini Allteni Kokeri, e njohur për angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe pasionin ndaj filantropisë.
Si pjesë aktive e Kosloski Family Foundation, Znj. Fotini ka qenë gjithmonë në mbështetje të projekteve që synojnë forcimin e shëndetësisë, edukimit dhe mirëqenies sociale. Prania dhe kontributi i saj në këtë galë reflektuan qartë përkushtimin ndaj kauzave që sjellin ndryshim real në komunitet.
Me shpirtin e saj të hapur dhe vizionin e qartë humanitar, Znj. Fotini Allteni Kokeri u bë një nga figurat që i dhanë kësaj mbrëmjeje një domethënie të veçantë. Ajo nuk merr pjesë vetëm për të qenë prezente, por për të kontribuar konkretisht, për të sjellë shpresë dhe për të forcuar solidaritetin shoqëror.

Në bashkëpunim me Kosloski Family Foundation dhe donatorë të tjerë, Fotini Allteni Kokeri dëshmon se filantropia nuk është thjesht një vlerë, por një mënyrë jetese – një angazhim për të dhënë dritë, forcë dhe përkushtim atyre që kanë më shumë nevojë.




You must be logged in to post a comment.