
Saif al-Islam Gaddafi, një nga djemtë më të njohur të Muammar Gaddafit, ka vdekur. Lajmin e dha këshilltari i tij politik Abdullah Othman Anturahim në një postim në rrjetet sociale. Me këtë njoftim ai u dha fund spekulimeve që qarkullonin prej vitesh rreth fatit të tij, pas rënies dhe vdekjes së dhunshme të babait të tij në vitin 2011.
Saif al-Islam Gaddafi, 53 vjeç, kërkohej nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime kundër njerëzimit. Në vitin 2015, ai u dënua me vdekje në mungesë nga një gjykatë libiane për rolin e tij në shtypjen e protestave paqësore në vitin 2011 që çuan në rrëzimin e babait të tij. Më vonë atij iu dha amnisti.
Në vitin 2021, ai njoftoi qëllimin e tij për të kandiduar për president, por zgjedhjet që duhej të mbaheshin në atë kohë u shtynë për një kohë të pacaktuar. Vendndodhja e tij është ende e panjohur.
Anturahim konfirmoi vdekjen e Saif al-Islam disa orë pas raportimeve në Libi se Saif ishte vrarë gjatë përleshjeve pranë Al-Hamada. Raportimet e mëparshme e lidhën vrasjen me përleshjet e armatosura në zonë.
Edhe pse këshilltari i tij nuk dha shkakun e vdekjes, televizioni “Al Arabiya” raportoi, duke cituar një burim pranë familjes Gaddafi, se Saif al-Islam u qëllua për vdekje në kopshtin e tij në qytetin Zinden. Autorët e krimit ishin 4 persona që ikën.
Ndërsa agjencia “Anadolu” raportoi se kamerat sigurisë në rezidencë ishin çaktivizuar para se burrat e armatosur të sulmonin. Sidoqoftë, Zyra e Prokurorit Publik të Libisë ka hapur një hetim për vrasjen e dyshuar.
Pavarësisht mungesës së tij në jetën publike, kjo nuk e ka zvogëluar peshën politike të Saif Al-Islam Gaddafit. “Libya Observer” se ai mbeti një figurë shumë polarizuese. Për disa, ai simbolizonte vazhdimësinë e shtetit, për të tjerët trashëgiminë e një regjimi autoritar. ©LAPSI.al




You must be logged in to post a comment.