Eshte urimi qe une sot I bej publikisht njeriut qe me qethi floket kur isha vetem dy vjec ne vitin e larget 1965.

Ne ate kohe cdokush deshironte te behej i tille pasi sistemi i kishte zhveshur medalionet e florinjta apo llogarite bankare,thjesht nje dhurate DHE ti ishe ai; nje grand father i nenkuptuar ne diktature.

Llazar Dashi I fundit I dashallareve ne shqiperi por Jo ne bote,sot mbushi 97 vite I forte DHE me mend me koke.

Sa do isha I lumtur ti ngjaja ketij personaxhi qe me guxim me qethi ne 1965 plot 60 vite me pare.Them me guxim pasi isha femije i nje te persekutuari politik te asaj kohe….nejse

Ishte grand father im.

Mbaja mend si Kujtim nje pale pantallona te shkurtura prej stofi qe xhaxhi llazari mi qepi dhe mi la dhurate pa ditur ai se ato do jetonin me pak se ai vete ;ustaj i fundit i dashallave ne fier.

Sot ai mbushi 97 vite ne mes djemeve , vajzes ,niper dhe mbesa .

Eshte radhe e bashkise ne Fier per te leshuar nje medalion pa shpenzime per buxhetin e saj

Nje mirnjohje per keta mjeshtra te dores qe qepen me mijra kostume dhe fustane nuserie per mijra fierake ane mbane.

Por sot dua te ndaloj tek djali i usta Llazit Pavli ne Amerike qe eshte tailor nder me te miret ne Amerike .

E ka trasheguar zanatin e babas vet dhe sot eshte bere lider ne kete profesion. Kur te kesh nje kostum nga ai vete Eshte nje nder dhe respekt.

I tille eshte zanati i dashallareve ne fier sot ne Amerike

Respekte per kete fis te arte qe na Ben krenar te gjithe ne ,te qethur apo jo, te qepur apo jo sepse jane Fierake qe ndrijne historine e tij pa xhurme dhe buje

Ashtu si vete lalet nen rrogoz me trasten plot.

Jete DHE shendet pac xhaxhi Llazi dhe miresi ne niper dhe mbesa……

Trending