Albin Kurti, mandatar për formim të Qeverisë

Albin Kurti është mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka miratuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për emrin e Kurtit në krye të ekzekutivit.

Kjo është bërë e ditur nga deklarimi para medieve i deputetit nga LVV, Arben Vitia.

Miratimi vjen pas takimit të përbashkët mes Kurtit e Osmanit, ndërkaq pritet që pas pak në foltoren e Kuvendit të Kosovës ai të paraqesë ekspozenë e tij si kryeministër.

Gjithashtu ai do të shpalosë emrat e kabinetit qeveritar të cilët do të udhëheqin ekzekutivin.

Trending