
Duka eshte shprehur pas hedhjes se shortit per nationals league
🇦🇱🏆 Armand Duka për shortin e Nations League: “Ndeshjet fitohen në fushë, prioritet kemi marsin”
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka komentuar shortin e Shqipërisë në Grupin C1 të UEFA Nations League, në një prononcim nga Brukseli, aty ku u zhvillua ceremonia. Duka theksoi se ndeshjet nuk fitohen në letër, por në fushë, duke nënvizuar se në këtë fazë nuk mund të flitet për fat apo pafat.
🗣️ “Ndeshjet dhe kompeticionet fitohen në fushë. Ka raste që mendon se shorti ishte i keq dhe në fund renditesh më mirë dhe anasjelltas. Nuk mund të them nëse ishim me fat apo pa fat. Mund të them që ishte mirë që nuk kemi udhëtime shumë të largëta. Në Finlandë uroj të mos luajmë në nëntor për shkak të temperaturave”, – u shpreh Duka.
▪️ Presidenti i FSHF-së theksoi se fokusi kryesor aktual mbeten ndeshjet e play-off-it të marsit, ku Shqipëria synon të sigurojë një biletë për në Kupën e Botës 2026.
🗣️ “Përqendrimi kryesor janë ndeshjet e marsit që mund të na sigurojnë biletën për Botëror. Nations League është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për renditjen dhe ngjitjen në grup, por edhe sepse mund të sigurojë një vend në play-off-in e Europianit. Do ta përgatisim sa më mirë dhe uroj të kemi sa më shumë lojtarë në dispozicion, sidomos të rinj”, – deklaroi ai.
⚽ Shqipëria do të synojë suksesin fillimisht në mars, përpara se të fokusohet plotësisht te Nations League.




You must be logged in to post a comment.