Një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Gorellos, në Arezzo, Itali, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën gjatë një tentative arratisjeje pas një vjedhjeje në një vilë. Viktima është identifikuar si 46-vjeçari Arben K., me origjinë nga rajoni i Lazios, i cili ishte i njohur më parë nga forcat e rendit. Identifikimi u bë nga karabinierët përmes dokumenteve të tij të identitetit.

Sipas të dhënave paraprake, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë shoku hemorragjik nga humbja e madhe e gjakut. Gjatë arratisjes, ai ka kapërcyer një tarracim toke dhe është plagosur rëndë nga një kunj hekuri i vendosur në një gardh pranë një përroi, i ndërtuar për të ndaluar zbritjen e derrave të egër. Pas plagosjes, ai është zvarritur rreth 50 metra dhe ka përfunduar në një kopsht, ku ndërroi jetë. Në momentin e ngjarjes, Arben K. mbante një xhaketë të zezë, xhinse të errëta dhe çizme.

Ngjarja është cilësuar aksidentale, dhe hetimet paraprake nuk tregojnë parregullsi nga familjarët që ndërhynë pas hyrjes së hajdutëve. Hetimet po kryhen nga zëvendësprokurorja Angela Masiello, ndërsa prokurorja Ginfederica Dito ka inspektuar vendngjarjen gjatë natës. Trupi i pajetë u tërhoq nga karabinierët pas orës 02:00 të datës 14 shkurt.

Trending