Kush udhëton drejt Britanisë së Madhe, nuk do ta ketë më vizën në pasaportë. Nga sot, 25 shkurt 2026, sistemi kalon zyrtarisht në format elektronik.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Britanike në Tiranë përmes një postimi në Facebook, ku sqarohet se sistemi i emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar po digjitalizohet.

Sipas njoftimit, të gjithë vizitorët që kanë nevojë për vizë do të marrin vetëm visa elektronike e cila zëvendëson vizat fizike të vendosura në pasaportë.

Ambasada orienton qytetarët që për detaje të mëtejshme të informohen në faqen zyrtare gov.uk/eVisa.

Leave a comment

Trending