
Reuters raportoi se udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei, ka vdekur. Teksa citon burime izraelite, Reuters shkruan se udhëheqësi suprem ka vdekur pas sulmeve ajrore në Teheran dhe se trupi i tij është gjetur nën rrënoja. Lajmi vjen pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi më herët se kishte “shenja në rritje” që Khamenei “nuk është më me ne”.
Megjithatë, nga Teherani nuk ka konfirmim zyrtar. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, tha për ABC News se udhëheqja e vendit është “shëndoshë e mirë” dhe se sistemi shtetëror po funksionon normalisht.
Sulmet ndaj Iranit u ndërmorën nga SHBA-ja dhe Izraeli, në një operacion të përbashkët që, sipas autoriteteve izraelite, ishte planifikuar prej muajsh. Presidenti amerikan Donald Trump theksoi se Irani nuk mund të ketë një bombë bërthamore.
Nga ana tjetër, Irani reagoi me sulme ndaj objektivave izraelite dhe amerikane në Lindjen e Mesme. Shpërthime u raportuan në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein dhe Katar. Sipas autoriteteve iraniane, qindra persona kanë mbetur të vrarë dhe të plagosur nga bombardimet.




Leave a comment