
Lufta mes Iranit në njërën krah dhe Izraelit dhe SHBA-ve në krahun tjetër ka mbërritur deri në kufijtë e Europës. Qipro është goditur disa herë me raketa nga regjimi i Teheranit për shkak se mban një bazë britanike e cila është përdorur edhe nga forcat amerikane.
Këtë të mërkurë NATO asgjësoi një raketë që ishte nisur drejt Turqisë pasi kishte kaluar në hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë.
Po sa pranë mund të vijnë raketat iraniane?
Me anë të një postimi në X, Ministria e Jashtme e Izraelit ka publikuar një hartë se deri në çfarë vendesh mund të arrijnë raketat balistike të Iranit.
“Aftësia balistike e Iranit shtrihet përtej Lindjes së Mesme. Regjimi i Ajatollahëve iranianë po kërcënon paqen botërore” – shkruhej në njoftimin e ministrisë së jashtme izraelite. ©LAPSI.al




Leave a comment