Futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatet europiane vijojnë të japin sinjale pozitive, duke qenë vendimtarë për skuadrat e tyre këtë fundjavë. Mes tyre, Nazmi Gripshi, Taulant Seferi dhe Arbnor Muja shënuan gola dhe dhanë asistime që ndikuan në rezultatet përfundimtare.

Qazim Laçi ishte vendimtar për Rizespor në fitoren 1-0 ndaj Antalyaspor, duke realizuar golin e vetëm të ndeshjes nga pika e penalltisë në minutën e 10-të. Në Rusi, Gripshi shënoi golin e parë në fitoren 2-1 të Rubin Kazan ndaj Krasnodar, dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Ndërkohë, Taulant Seferi kontribuoi me gol dhe asist në ndeshjen Bodrumspor–Erokspor 3-4, ndërsa Arbnor Muja realizoi golin e parë të St. Truiden në fitoren 2-1 ndaj Cercle Brugge. Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Rey Manaj dhe Myrto Uzuni, ndërsa nga stoli u aktivizuan Berat Gjimshiti dhe Nedim Bajrami.

Leave a comment

Trending