Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka dhënë arsyet se, pse mori vendimin për të shpërndarë parlamentin, pas moszgjedhjes brenda afateve kushtetuese të presidentit të ri të Kosovës.

“Natyrisht që kjo është një pyetje e vazhdueshme e sidomos duke e ditur që sa i përket dekretit për shpërndarje, ajo në asnjë moment nuk ka qenë dëshirë e imja, por detyrim kushtetues, obligim kushtetues. Një formalizim do të thoja i një fakti ekzistent i cili qartë parashihet në kushtetutë dhe për të cilin ne të gjithë, e gjithë skena politike kemi pasur qartësi të plotë kushtetuese deri në natën e fundit.

Pra, në qoftë se i shihni deklaratat publike, qoftë të kryeministrit Kurti, qoftë të zyrtarëve të tjerë të partisë më të madhe në vend, qoftë edhe çdo zyrtari tjetër institucional apo edhe të opozitës, që të gjithë një zëri janë pajtuar që në qoftë se nuk kemi president me 5 mars, atëherë vendi automatikisht shkon në zgjedhje, ka shpërndarje të parlamentit. Pra, ky është një fakt kushtetues që më herët asnjëherë nuk e ka kontestuar askush.

Në asnjë moment. Në asnjë moment dhe nuk do të jetë ashtu as tash e tutje. Përkundrazi, sikur dikush të mendonte që ky dekret është nxjerrë për ndonjë interes personal, sikur dikush të mendonte që vërtet vlerësimi ynë ka qenë që bën të ketë edhe 60 ditë shtesë, a nuk do të më përshtatej pikërisht mua që t’i kem edhe ato 60 ditë shtesë?

Nuk ka, nuk ka këtu nervozizëm të momentit, sepse edhe arsyeja pse unë nuk kam dalë në publik deri pasi u kalua afati kushtetues ka qenë për shkak se unë nuk kam dashur në asnjë moment të ndërhyjë në procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Ka qenë shumë e qartë që partia fituese ka vendosur të shkojë me emra krejtësisht të tjerë, që të përkrahë emra krejtësisht të tjerë, që mos të përkrahë kandidaturën time dhe përkundër kësaj, unë nuk kam dalë në publik dhe ta tregoj këtë fakt të.

Unë kam qenë e bindur deri në momentin e fundit, pajtim për cilindo emër. Dhe ju e dini, kanë qarkulluar emra të ndryshëm, kryesisht nga parti të caktuara, mirëpo në asnjë moment nuk kam ndërhyrë, nuk kam dalë publikisht, sepse për mua ka qenë e rëndësishme që të kem mundësi që një presidenti të ri t’ia bart detyrën dhe këtë ja kam përcjellur edhe Lëvizjes Vetëvendosje që unë jam gati që jo vetëm t’ia bart detyrën presidentit të ri, këdo që ata e zgjedhin, por në të njëjtën kohë të jem kontakt i atij presidenti edhe për muaj e vite të tëra, t’i bart kontaktet, t’i bart të gjitha mundësitë të cilat i kemi ndërtuar bashkë me ekipin tim gjatë këtyre pesë viteve në presidencë dhe të sigurohemi që projektet e rëndësishme që kanë filluar në mbështetje të Kosovës, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, t’ia bartim presidentit të ri.

Pra, të jem në dispozicion të plotë të presidentit të ri, kushdo që do të jetë ai. Kjo ka qenë ajo çfarë kam ofruar unë. E nesërmja, do të thotë, e nesërmja ka qenë nga mesnata në fakt, detyrim kushtetues i cilitdo president që të nxjerrë dekret. Arsyeja e vetme pse unë kam dalur në mëngjes ka qenë sepse ne kemi pasur të paralajmëruar vizitën në familjen Jashari dhe është dashur që të nisem nga Prishtina në orën 9:00 të mëngjesit, prandaj edhe kam dalë në konferencë rreth orës 8:45, sepse pastaj gjatë tërë ditës unë nuk do të kisha mundësi që të shpalos para popullit të Kosovës arsyet e këtij vendimi, i cili po e përsëris, nuk ka qenë i imi.

Është thjesht pasojë, është thjesht formalizim i një pasoje që e ka shkaktuar fatkeqësisht kuvendi. Dhe kemi ardhur në fakt në këtë situatë pa asnjë nevojë. Unë jam e bindur që kjo do të tejkalohej, por megjithatë tash jemi në një situatë krejtësisht tjetër. Por ju e thatë me të drejtë. Në qoftë se vërtet do ta bëja një akt të tillë nga interesi personal, mua shumë më shumë do të më përshtatej sikur t’i kisha 60 ditë shtesë për të biseduar sërish me partitë politike duke filluar nga partia më e madhe, apo të shtyheshin zgjedhjet pafundësisht që unë, në qoftë se e kisha pasur për qëllim të marr pjesë në proces zgjedhor, të kisha kohë të përgatitesha, të ndërtoja struktura.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur në një intervistë për “Syri TV”, për atë që ndodhi gjatë negociatave për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Ajo tha se Albin Kurti i kishte thënë të provojë të bindë opozitës për të qëndruar në sallë në mënyrë që të plotësohej kuorumi.

Por, në të njëjtën kohë, Osmani tha se Kurti po punonte me kandidatë të tjerë. Ajo tha se asnjëherë nuk i ka vënë kushte kryeministrit Albin Kurti.

“Nuk e kam kushtëzuar Kurtin asnjëherë. E vetmja gjë që kam propozuar është që të më jepet një shans që të shkojmë në sallë, të shohim sa deputetë do jenë në sallë sepse kisha kontakte me deputetë e garanci që nuk do të bojkotonin.

Çfarë ndodhi ishte që prapa shpinës sime punohej me shumë kandidatë të tjerë dhe unë e kuptoja nga televizioni, që po punohej me kandidatë të tjerë teksa mua m’u tha të provoja të bindja opozitën”, – ka thënë ajo. 

Osmani konfirmoi edhe lajmin se Kurti i kishte ofruar një post ministror.

“Janë diskutuar këto gjëra, por kam thënë se nuk është çështje pozitash. Nuk është që më duhej një pozitë doemos”, – ka thënë ajo.

Osmani tha se Kurti nuk i ofroi përkrahje si kandidate për Presidente.

“Më thanë eja futuni si kandidate formalisht si kundërkandidate e Glauk Konjufcës, e të shohim si po rrjedh. Kur i pyeta pse kemi nevojë unë e Konjufca të jemi kundërshtarë? A e kam unë përkrahjen tuaj? E ajo përkrahje nuk m’u dha”, – tha ajo.

Osmani zbuloi edhe arsyet që sipas saj çuan në qejfmbetjen e Kurtit. 

“Ndoshta do ta them këtë në ndonjë moment tjetër…Por, kryesisht është lidhur me punën time në fushën e politikës së jashtme, pra është shprehur që i duhet një president që fare nuk merret me politikë të jashtme. Çështjet tjera më mirë nuk po i përmend do vijë edhe momenti te kjo, – tha Osmani.

Pra, në asnjë mënyrë mua nuk më është përshtatur një proces zgjedhor në këtë moment. Njeriu i fundit të cilit do t’i shkonte në interes personal një dekret i tillë, jam unë. Dhe cilido që mendon me kokë të ftohtë, cilido që mendon racionalisht, do ta kuptojë kështu”, – tha Osmani ndër të tjera në SYRI TV.

Leave a comment

Trending