Departamenti Amerikan i Shtetit po zgjeron programin pilot të vizave B1/B2, të ideuara për biznes dhe/ose turizëm, duke shtuar 12 vende të tjera në listën e vendeve ku aplikantët mund të kërkohet të paguajnë një garanci deri në 15,000 dollarë.

Masa do të zbatohet duke filluar nga 2 prilli 2026.

Kjo e çon numrin total të vendeve të përfshira në program në 50 shtete.

Sipas listës zyrtare, përfshihen:

1. Kamboxhia

2. Etiopia

3. Gjeorgjia

4. Grenada

5. Lesoto

6. Mauritius

7. Mongolia

8. Mozambiku

9. Nikaragua

10. Papua Guinea e Re

11. Seychelles

12. Tunizia

Garancia mund të jetë 5,000$, 10,000$ ose 15,000$. Shuma vendoset në intervistën konsullore, në varësi të rastit individual. Nëse personi respekton kushtet e vizës, paratë kthehen.

Autoritetet amerikane pretendojnë se programi ka qenë efektiv deri tani në përmirësimin e respektimit të rregullave të vizave

Leave a comment

Trending