
Fiorentina fitoi 2-1 në fushën e Rakow dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Conference League, me rezultatin e përgjithshëm 4-2 për toskanët. Rakow kaloi i pari në avantazh në minutën e 46-të me Struski, që shënoi pas një devijimi të gabuar në mbrojtje.
Fiorentina reagoi menjëherë. Trajneri Vanoli bëri ndryshime vendimtare. Piccoli dhe Gosens zëvendësuan Kean, i cili nuk e priti mirë zëvendësimin, ndërsa Fazzini u vendos në fushë. Parisi dhe Harrison sollën rritje në krahë, ndërsa Ndour dhe Fabbian përforcuan mesfushën. Në minutën e 68-të, Ndour goditi drejt portës, dhe devijimi i Piccoli-t i dha Fiorentinës barazimin 1-1.
Kur ndeshja po mbyllej, në të 97-ën, Pongracic shënoi një supergol nga distanca me portën bosh, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin. Fiorentina luajti një ndeshje më agresive dhe më organizuar pas ndryshimeve, duke treguar se mund të rikuperojë edhe pas një fillimi të vështirë.
Në çerekfinale, Fiorentina do të përballet me Kristal Palas, që fitoi 2-1 pas kohës shtesë ndaj AEK Larnaka.
Rezultatet e tjera të ndeshjeve të kthimit:
- Rayo Vallecano – Samsunspor 0-1 (3-1) 65′ Ndiaje
- Shakhtar Donetsk – Lech Poznań 1-2 (3-1) 67′ (ag) Mutinho / 13′, 45’+7′ Ishak
- Sparta Praha – AZ Alkmaar 0-4 (1-2) 8′ Jensen, 58′ Parrot, 62′ Mijnans, 73′ Dal
- Strasbourg – Rijeka 1-1 (2-1) 71′ Barko / 21′ Fruk
- AEK Larnaca – Crystal Palace 1-2 (0-0) 63′ Saborit / 14′, 99′ Sarr
- AEK Athens – Celje 0-2 (4-0) 13′ Josifov, 42′ Požeg
- Mainz – Sigma Olomouc 2-0 (0-0) 46′ Posch, 82′ Sieb
- Raków – Fiorentina 1-2 (1-2) 46′ Struski / 69′ Ndour, 90’+7′ Pongračić



Leave a comment