
Ernest Muçi është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho për sfidat e muajit mars. Lajmi është bërë i ditur nga klubi i tij, Trabzonspor, përmes rrjeteve sociale, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit pritet të publikojë së shpejti listën e plotë zyrtare.
Gjatë vitit 2025, hapësirat për të në Kombëtare kanë qenë të kufizuara, duke regjistruar vetëm pak minuta aktivizim, por performancat e fundit duket se kanë bindur stafin teknik.
Ky është një rikthim i bujshëm në Kombëtare, teksa Muçi ka shpërthyer te Trabzonspor ku në pesë muajt e fundit ka shënuar 13 gola në 30 ndeshje dhe ka asistuar në katër raste, duke u bërë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës.
Kombëtarja do të përballet me Poloninë në transfertë, në një sfidë gjysmëfinale të fazës “play-off” për Kupën e Botës 2026. Takimi do të luhet më 26 mars, duke nisur nga ora 20:45.




Leave a comment