Pas avionit F-15, Irani njoftoi se ka rrëzuar një tjetër avion luftarak i Forcave Ajrore Amerikane. Sipas NYT, bëhet fjalë për një avion sulmues A-10 Warthog që u rrëzua në Gjirin Persik. 

Piloti i vetëm arriti të shpëtojë pa lëndime. Lajmin e konfirmuan dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti. Avioni sulmues A-10 Warthog u rrëzua pranë Ngushticës së Hormuzit afërsisht në të njëjtën kohë kur u rrëzua mbi Iran edhe F-15 i Forcave Ajrore. Nuk është e qartë se në çfarë rrethanash u rrëzua A-10.Një avion pushtues amerikano-sionist armik A10 u kap dhe u godit nga rrjeti i mbrojtjes ajrore të vendit në ujërat në jug dhe pranë Ngushticës së Hormuzit”, – deklaroi ushtria iraniane sipas agjencisë së lajmeve Fars.

Në një intervistë të shkurtër telefonike për NBC News, Presidenti i SHBA-së Donald Trump refuzoi të diskutonte detajet e operacioneve të kërkim-shpëtimit në Iran pas rrëzimit të avionit F-15. Mediat lajmërojnë se njëri nga pilotët u shpëtua ndërsa fati i tjetrit nuk dihet. Për gjetjen e tij, Irani ka vënë një shpërblim.

Trump shprehu zhgënjim me mbulimin mediatik të asaj që është qartësisht një operacion ushtarak intensiv dhe i ndjeshëm. I pyetur nëse ngjarjet e sotme do të ndikonin në ndonjë negociatë me Iranin, Trump u përgjigj: “Jo, aspak. Jo, është luftë. Jemi në luft딩LAPSI.al

Leave a comment

Trending