Këtë të mërkurë, më 6 maj, zhvillohet ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Sipas njoftimit zyrtar, arkëmorti do të mbërrijë në orën 09:00 në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas do të vendoset në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.

Homazhet në nder të figurës së njohur publike do të fillojnë në orën 09:30, ndërsa në orën 12:00 do të zhvillohen homazhet shtetërore.

Në orën 12:30 është parashikuar ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit, e cila do të zhvillohet me protokoll shtetëror

Leave a comment

Trending