Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë, e cila do të ishte një pikë kthese në fushën e mjekësisë.

Trump është shprehur se SHBA është shumë pranë zbulimit të një medikamenti që ndalon njerëzit të ndërrojnë jetë.

Në një konferencë për mediat nga zyra ovale, ai u shpreh se ilaçi është në fazë testimi dhe ka dhënë rezultatet e para konkrete.

“E dimë se ky ilaç funksionon, sepse ne kemi marrë njerëz që kishin vdekur. Kishim një person të cilit i ishin bërë ritet e fundit – iku, fëmijët po qanin etj dhe ia dhamë këtë ilaç. Dhe personi u përmirësua. Funksionon. Tek disa të tjerë nuk do të funksionojë, por mësojmë shpejt”, tha ai.

Leave a comment

Trending