I lindur më 21 korrik 1943 në Tiranë, Tartari ishte një nga personalitetet që kontribuoi më së shumti në ngritjen e volejbollit shqiptar në nivelet më të larta. Si volejbollist, ai shkëlqeu me fanellën e Dinamos dhe të ekipit kombëtar, duke fituar tituj të shumtë kampionë dhe kupa gjatë viteve të arta të këtij sporti.,Kreshnik Tartari

Volejbolli shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta në moshën 83-vjeçare të Kreshnik Tartarit, një prej figurave më emblematike të volejbollit shqiptar, i cili la gjurmë të pashlyeshme si lojtar, trajner dhe drejtues sportiv. Ai konsiderohet një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e volejbollit shqiptar te femrave, duke ndërtuar dhe drejtuar breza të tërë sportistesh që dominuan sportin në vend dhe u bënë të njohura edhe në arenën ndërkombëtare duke e renditur Dinamon dy here mes 4 me te mirave te kontinentit.

Nën drejtimin e ketij ish volejbollisti ekipi i femrave të Dinamos u shndërrua në një nga skuadrat më të suksesshme në historinë e sportit shqiptar. Gjithçka nisi në vitin 1974, kur formacioni i drejtuar prej tij nisi një dominim të jashtëzakonshëm, duke fituar 11 tituj kampionë radhazi dhe 20 në total.

I lindur më 21 korrik 1943 në Tiranë, Tartari ishte një nga personalitetet që kontribuoi më së shumti në ngritjen e volejbollit shqiptar në nivelet më të larta. Si volejbollist, ai shkëlqeu me fanellën e Dinamos dhe të ekipit kombëtar, duke fituar tituj të shumtë kampionë dhe kupa gjatë viteve të arta të këtij sporti.

Për kontributin e tij të shquar në sport, ai u nderua me tituj dhe vlerësime të shumta, mes të cilave edhe titulli prestigjioz “Mjeshtër i Madh”.

Leave a comment

Trending