NGA MENTOR KIKIA

Dy fjale per debatin publik mbi “Komanden” e Dritan Goxhajt!
Nje lincimi publik i pa precedent ndaj Dritan Goxhajt, sepse ai lexoi nje liste me ca kerkesa te protestuesve.
Asgje e re ne ate liste, vec kerkesa te perseritura mijera here ne ditet e protestes, dhe te shkruara keq politikisht.
Ate leter ne fakt mund ta kishte lexuar cdo kush tjeter, edhe me aktiv ne proteste. Ka plot djem e vajza te artikuluar dhe dokumenti “final” i protestes mund te kishte qene nje gje me e mire menduar.
Por te kthehem tek debati:
Ka qene komandant i ndonje skuadre ne UCK, s’ka qene komandant – vazhdon debati.
C’lidhje ka kjo?
Mos valle duhet te kesh qene komandant ne lufte qe te dalesh ne proteste, apo te lexosh nje cope leter aty?
Dritani nuk po garon per deputet, kryeminister apo president, qe kundershtari ti beje biografike se cfare ka bere edhe kur ishte ne gjimnaz, dhe sa i moralshem eshte politikisht.
I nxorren nje here Bill Klintonit ne fushate, se kur kishte qene ne kolegj kishte pire canabis ne banjen e shkolles.
Ne SHBA rivalet ne garen per president e kane patur karte te forte te qenit pjesmarres ne Luften e Vietnamit. Sepse “Veteran i Vietnamit” ne SHBA eshte status politik.
Ndersa Dritani lincohet sepse ka qene ne UCK, por nuk ka qene komandant dhe nuk ka vrare asnje serb.
Dritani nuk eshte as organizator e as zedhenes i organizatorit te protestes.
Profesionalisht, mendoj se eshte targetim i gabuar nga zyra e PR.
Politikisht mendoj se eshte edhe me e gabuar!



Leave a comment