
Agim Bubeqi, një nga protagonistët e Flamurtarit gjatë viteve 1985-1990, u gjet i vdekur në apartamentin e tij në qytetin e Vlorës.
Ish-futbollisti i famshëm i ditëve të arta të Flamurtarit dyshohet se ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërsa trupi i tij u gjet vetëm këtë të mërkurë.
Ishin fqinjët ata që e vunë re mungesën e tij dhe më vonë e gjetën të vdekur në apartament.
Agim Bubeqi, i lindur më 7 prill 1963, e kaloi të gjithë karrierën e tij profesionale me Flamurtarin, ku luajti si sulmues.
Ai ishte pjesë e një prej brezave më të rëndësishëm në historinë e Flamurtarit, një ekip që gjatë viteve ’80 u bë një nga ekipet më të forta në futbollin shqiptar dhe la gjurmë në arenën evropiane.
Një legjendë e futbollit nga Vlora, i cili vitet e fundit kishte zgjedhur të qëndronte larg vëmendjes dhe jetës publike. Mësohet se kishte probleme shëndetësore dhe ishte shkëputur plotësisht nga aktiviteti i përditshëm.
Ndersa klubi flamurtari u shreh me nota dhimbje per kete humbje te parakoheshme te tij….

Sot eshte nje dite e trishte per Vloren dhe Flamurtarin e Vlores.
Vlora humbi nje nga bijte e saj me te mire, Flamurtari humbi nje nga ata qe dikur shkruanin historine e tij me shkronja te arta.
Agim Bubeqi eshte gjetur i pa jete sot, ne banesen e tij ne Vlore. Vetem 63 vjec, po nje jete e mbushur me sfida, peripeci dhe fatkeqesi.
Nje djale Vlore nga ata te vertetet, qe cdo dite e me te rralle jane. I edukuar, modest dhe me cilesi te vecanta. Sa i mire ne fushe, aq dhe jashte saj, po jeta shpeshhere tregohet e padrejte dhe mizore, dhe keshtu ishte dhe me Gimin.
E nisi rrugetimin e tij futbollistik ne klasat sportive me presor Skender Ibrahimin, per te arritur me pas deri ne ekipin e pare, ku ishte nje nga protagonistet e Flamurtarit te lavdishem te viteve ‘80.
Nje dominues i lojes ne ajer, shumicen e golave i shenoi me koke, po me te bukurin e karrieres e beri ne finalen e Kupes se Shqiperise, ndaj Vllaznise ne Vlore (3-1) me nje bicim roveshate, me topin qe u plas ne traverse dhe u ndal ne rrjete, dhe qe tifozet me te vjeter zor se e harrojne dot.
Ndaj 17 Nentorit shenoi nje nga golat e zakonshem te tij me koke, ku kerceu 1 meter mbi Mersinin per ta derguar topin me rrjete.
Ne Kupen e Kupave shenoi ndaj HJK Helsinkit ne Finlande ne humbjen 3-2 te Flamurtarit ne raundin e pare dhe ishte pjesemarres ne cdo ndeshje te Flamurtarit te viteve ‘80.
U shpall Kampion i Republikes ne vitin 1991 dhe ishte gjithashtu fitues i dy Kupave te Shqiperise.
Pas ketyre arritjeve, dicka ndryshoi dhe Bubeqi nuk ishte me i njejti djale qe kishte bere Vloren per vete. Ai vuante prej disa kohesh nga probleme te shendetit mendor te cilat bene qe te behet autor i nje vrasie ne vitin 2009, ku mbeti i vrare Edmond Guci, 26 vjec – rrahmet paste!
I mbyllur ne vetvete vitet e fundit, sot u mbyll dhe kapitulli i fundit i nje jete plot me suksese dhe admirim, po dhe me vuajtje dhe fatkeqesi.
Urojme qe me ne fund te kete gjetur paqe i madhi Agim Bubeqi


You must be logged in to post a comment.