Nxjerja në publik dhe media, të disa fotove të Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut, teksa ata qëndronin të arrestuar në makinën e policisë dhe ambjentet e Policisë së Tiranës, ka çuar në pezullimin nga detyra të dy punonjësve të njësisë ‘Shqiponja’ në Tiranë.

Vendimi është marë ditën e sotme nga Komisioni Disiplinor pranë Policisë së Shtetit, të cilët prej dy ditësh kishin nisur një hetim administrativ për të identifikuar zytarët e policisë që fotografuan dhe nxorën në publik, dy personat e arrestuar, Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku.
Hetimi administrative zbuloi dy punonjës të njësisë ‘Shqiponja’ që kanë bërë fotot dhe më pas i kanë nxjerë ato tek individë të jashtëm, duke çuar në publikimin më pas në media.
Nisur nga kjo situatë ndaj dy punonjësve është marë masa e pezullimit nga detyra, ndërsa pritet dhe një vendimarje tjetër nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, për përjashtimin totalisht të tyre.
Këto veprime po meren nga Policia e Shtetit, sa për të treguar një situatë masash, që janë marë për të minimizuar skandalin e nxjerjes së fotove të personave të arrestuar nga vetë policët nga ambjentet e Policisë së Tiranës.
Fotografimi apo filmimi i personave të arrestuar brenda ambjenteve të policisë apo dhe në dhomat e shoqërimit cilësohet si një shkelje e rëndë dhe mund të çojë deri në ndjekjen penale të punonjësve të policisë.
Uljan Shpataraku dhe Ergys Agasi, vetëm pak çaste pas arrestimit të tyre, u përballën me publikimin e fotove dhe videove në ambjentet e policisë së Tiranës, duke çuar në shkeljen e rëndë dhe abuzimit të detyrës të punonjësve të policisë së Tiranës.


Leave a comment