Si duket Shqipëria me hartën e re Territoriale, ndarja e 46 bashkive. 77 qytetet përfaqësohen në Këshillat Bashkiakë

—

4–6 minutes

Gjashtë qytetet e reja që janë njohur me këtë status janë: Kastrati në Malësinë e Madhe, Bushati në Vaun e Dejës, Ulëza në Mat, Krasta në Bulqizë, Miloti në Kurbin dhe Golemi në Kavajë.

Në zgjedhjet e reja vendore (2027) shqiptarët do iu drejtohen kutive të votimit për 46 bashki. Me 85 votat e socialistëve dhe tre deputetëve të PSD-së, harta e re territoriale u miratua dhe nga 61 bashki që kishte vendi deri para një dite, variant i ri sheh shkrirjen e 15 prej tyre, paçka protestave që shoqëruan këtë proces.

Sipas ndarjes së re, 15 bashki humbasin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore dhe bashkohen me bashkitë fqinje. Kështu, Fushë-Arrëzi i bashkohet Pukës, Klosi Matit dhe Rrogozhina Kavajës. Në qarkun e Beratit, Dimali dhe Poliçani përfshihen në bashkinë e Beratit, ndërsa në Fier, Patosi i bashkohet Fierit dhe Divjaka Lushnjës.

Riorganizimi shtrihet edhe në jug të vendit, ku Selenica bashkohet me Vlorën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën dhe Libohova me Gjirokastrën. Në qarkun e Korçës, Maliqi i bashkohet Korçës, ndërsa në Elbasan, Cërriku dhe Belshi përfshihen në bashkinë e Elbasanit dhe Përrenjasi në atë të Librazhdit. Si pasojë, bashkitë që shkrihen nuk do të kenë më drejtim politik dhe buxhet të pavarur, por do të administrohen nga bashkitë ku përfshihen.

Një tjetër risi e reformës është njohja e qytetit si njësi e re e qeverisjes vendore, ku parashikohen që 77 qytete të marrin këtë status, duke ngritur edhe çështjen e përfaqësimit të tyre në këshillat bashkiakë. Sipas propozimit, këto qytete do të kenë përfaqësim proporcional në organet përfaqësuese vendore, ndërsa mënyra konkrete e zbatimit do të përcaktohet nga kuadri ligjor përkatës. 

Gjithsej do të jenë 77 qytete, që përbëjnë 61 qendrat urbane të bashkive aktuale dhe 16 të tjera të shtuara, që do të gëzojnë statusin e qytetit.

Gjashtë qytetet e reja që janë njohur me këtë status janë: Kastrati në Malësinë e Madhe, Bushati në Vaun e Dejës, Ulëza në Mat, Krasta në Bulqizë, Miloti në Kurbin dhe Golemi në Kavajë.

Si duket Shqipëria me hartën e re Territoriale, ndarja e 46 bashkive.

Ndarja e re territoriale për 12 Qarqe:

Në rajonin më të madh të vendit, Qarku i Tiranës, përveç krijimit një njësie administrative të re me Rinasin, ku ndodhet edhe Aeroporti kryesor i vendit, që bashkohet me Domjes e Bërxullës në Bashkinë Vorë, ndryshimi më i madh është ai i bashkimit të Rrogozhinës me Bashkinë Kavajë. Pra Qarku i Tiranës mbetet me 4 bashki, atë të kryeqytetit, Kavajën, Kamzën dhe Vorën. Gjashtë do të jenë qytetet, ku tre prej të cilave janë në të njëjtën bashki; Kavaja, Rrogozhina dhe Golemi. 

Si duket Shqipëria me hartën e re Territoriale, ndarja e 46 bashkive.

Në Qarkun Shkodër, Bashkia e Pukës përthith atë të Fushë-Arrëzit, duke bërë që qarku të ketë 4 bashki pas zgjedhjeve të ardhshme vendore nga 5 që janë aktualisht. Përveç Pukës me statusin qytet do të jete edhe vetë Fushë-Arrëzi, ndërsa 7 qytetet e tjera do të ndahen mes bashkive Shkodër, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës. 

Si duket Shqipëria me hartën e re Territoriale, ndarja e 46 bashkive.

Edhe në Qarkun Lezhë ndryshimet janë minimale. Bashkitë mbeten ato tre që janë aktualisht; Lezha, Mirdita dhe Kurbini. 7 zona do të kenë statusin e qytetit, përfshirë edhe Milotin që u shtua si propozim gjatë konsultimeve. 

Si duket Shqipëria me hartën e re Territoriale, ndarja e 46 bashkive.

Qarku i Durrësit ka një specifikë. Është i vetmi që humb një pjesë të territorit të tij, zonën e Rinasit e cila nga bashkia Krujë shkon me kryeqytetin. Sa i përket qyteteve ato janë 4, Kruja dhe Fushë-Kruja në një bashki dhe Durrësi e Shijaku në bashkitë me të njëjtin emër.

Si duket Shqipëria me hartën e re Territoriale, ndarja e 46 bashkive.

Në Qarkun e Dibrës, bashkimi i Klosit nën ombrellën e Bashkisë së Matit është ndryshimi i vetëm, duke e bërë qarkun me 3 bashki gjithsej. Dibra dhe Bulqiza mbeten në kufijtë aktuale. Edhe ky qark do të kenë 9 qytete gjithsej, të ndara në 3 bashkitë. 

Si duket Shqipëria me hartën e re Territoriale, ndarja e 46 bashkive.

Qarku i Kukësit mbetet ai që është, pa asnjë ndryshim. Bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has vijojnë të jenë në të njëjtat kufij, ndërsa statusin e qytetit e kanë 3 qendrat urbane me të njëjtët emra. 

Si duket Shqipëria me hartën e re Territoriale, ndarja e 46 bashkive.

Në Qarkun Elbasan ndryshimet janë të rëndësishme pasi nga 7 bashki që ka aktualisht, numri shkon në 4, pasi tre nuk do të ekzistojnë më. Bashkia më e madhe e qarkut, Elbasani përthith Cërrikun dhe Belshin, duke u bërë një prej bashkive më të mëdha e në vend. Nga ana tjetër Përrenjasi do t’i bashkohet Librazhdit.  Bashkitë e Peqinit dhe Gramshit mbeten të pandryshuara. Të gjitha qendrat e 7 bashkive aktuale do të marrin statusin e qytetit. 

Si duket Shqipëria me hartën e re Territoriale, ndarja e 46 bashkive.

Në Qarkun Fier vetëm Mallakastra dhe Roskoveci mbetet siç ishin. Dy bashkitë më të mëdha, Fieri dhe Lushnja përthithin nga një tjetër dhe bëhen edhe më të mëdha. Bashkia e Fierit merr atë të Patosit, ndërsa Divjaka i bashkohet Lushnjes. 6 bashkitë e vjetra, që tashmë bëhen 4, do të mbajnë statusin e qytetit. 

Si duket Shqipëria me hartën e re Territoriale, ndarja e 46 bashkive.

Berati është një tjetër bashki që rrit shumë ndjeshëm territorin e saj, duke mbledhur në gjirin e saj bashkitë e Dimalit dhe Poliçanit në Qarkun Berat, me këto dy të fundit marrin statusin e qytetit. Bashkitë Skrapar dhe Kuçovë të njëjta. Në të gjithë qarkun janë 5 qytetet. 

Si duket Shqipëria me hartën e re Territoriale, ndarja e 46 bashkive.

Në Qarkun Juglindor të Korçës ka vetëm një ndryshim. Bashkia kryeqendër e qarkut, Korça përthith bashkinë e Maliqit. 4 bashkitë e tjera të qarkut, Pogradeci, Kolonja, Pusteci dhe Devolli mbeten të pandryshuara. Edhe këtu me statusin qytet janë qendrat urbane të bashkive të vjetra si Bilishti, Erseka, Maliqi, Korça, Pogradeci dhe Pusteci.

Si duket Shqipëria me hartën e re Territoriale, ndarja e 46 bashkive.

Qarku jugor i Gjirokastrës. Këtu ndryshime janë të mëdha dhe të rëndësishme, me tre bashki që shkrihen. Libohova i bashkëngjitet Gjirokastrës, Memaliaj bashkohet me Tepelenën, ndërsa Përmeti përthith Këlcyrën. Nga 7 bashki që kishte harta e vjetër tashmë do të mbeten vetëm 4, me bashkinë minoritare të Dropullit që ruanin statusin. I gjithë qarku do të ketë 7 qytete që i korrespondojnë bashkive të vjetra. 

Si duket Shqipëria me hartën e re Territoriale, ndarja e 46 bashkive.

Bashkimi i Selenicës me bashkinë e madhe të Vlorës është i vetmi ndryshim thelbësor edhe në Qarkun Vlorë. Të gjithë bashkitë e tjera mbeten siç janë; Himara, Saranda, Konispoli, Finiqi dhe Delvina. Bashkia Vlorë është e vetmja gjithshtu që ka qytete shtesë përveç qendrës së saj, Selenicën dhe Orikumin duke e çuar në 8 gjithsej numrin e qyteteve në këtë qark. 

Si duket Shqipëria me hartën e re Territoriale, ndarja e 46 bashkive.

Leave a Reply