#SANREMO2017
Fieraku Ermal Meta kualifikohet për në natën finale
Duke kënduar mes emrave më të njohur të muzikës italiane, kantautori fierak me këngën Vietato Morire arriti të kualifikohet për në natën finale duke mrekulluar publikun Italian dhe jurinë. Ai u klasifikua mes 11 emrave të mëdhenj të muzikës italiane si Al Bano dhe Fiorela Manoja, ndërsa la pas në rrezik eliminimi Xhuzi Ferrerin dhe Ronin.
Ermali u prezantua në këtë edicion me një këngë e cila është pritur mjaft mirë nga kritika. 35-vjeçari tregon historinë e një djali që ka parë të ëmën të keqtrajtohej në familje dhe që sërish beson te dashuria si e vetmja rrugë për të rritur fëmijët.
Sofra fierake fb







You must be logged in to post a comment.