Ju pushtetarë që nuk çatë menderen per Kadri Roshin,Gim Qiriaqin,Land Trebickën, Bujar Lakon,Minella Borovën, Hajrije Rondon,Françesk Radin e qindra artistë të there:
Mos e lini Ndriçim Xhepën të vdesë. Si Bashkim Fino ka mijëra vetëm në Gjirokastër si Çimi janë të rrallë jo vetëm në Shqipe po edhe në Evropë.Dergojeni në Amerikë të kurohet artistin të cilit ja ndaluat Hollywood-in, aktorin të cilin e paguat si një pastrues bashkije.
Sa për ju bosët e mediave që u pasuruat duke transmetuar filmat dhe dramat e panumerta të interpretuara prej tij as që dua të harxhoj fjalë dhe kohë me ju, për ju nuk ekziston fenomeni i bamiresisë.Per ju si per mbreterit dhe feudalet e mesjetes artistet jane klloune, të pamoralshem, jo serioze,ata duhet vetem ti perdoresh dhe ti shfrytezosh.
Shqip.news






You must be logged in to post a comment.