Pasi u vra ideali …pasi u zbraz vendi…pasi u përçudnua pasuria kombëtare….pasi u grabit prona publike…pasi nuk u kthye prona private…pasi u ble në pazar edukimi…pasi u shit dhe u ble drejtësia…pasi u legalizua krimi….pasi u vra e sotmja dhe u helmua e ardhmja…të mos habitemi me këtë që dëgjojmë….llumi është ngritur lart shumë lart…dhe askush nuk mund të besoj më se politika në Shqipëri e cilido krah mendon se si të gjejë udhën dhe instrumentet që të qeverisë për popullin me popullin dhe jo kundër popullit…Po mbyllet një perjudhë e tranzicionit të turpit…105 vjetë pavarësi…. sa kohë e humbur sa fate dhe sa ëndrra të shkuara dëm ….Ju këndohet requiemi….ju që e shkëmbyet atdheun me pasurinë….që varfëruat familet e thjeshta…e fëmijët….Ju që zbrazët vendin sepse njerëzit ikën nga mbreteria juaj e zhgenjimit… Ju që gjoja mendoni për gjigandomani investimesh dhe jo për spitale e shkolla per ujë të pastër ne rubinet dhe për defakalizmin e ambientit që po mbytet nga ujërta e zeza…Askush nuk beson më ….
Pkabo 17 tetor 2017…






You must be logged in to post a comment.