Fotografi që del për herē të parë!

Ky është Selim Asllan Leskoviku, artisti dhe gërnetaxhiu popullor më i shquar i të gjitha kohëve, që së bashku me Hafize Leskovikun bënë historinë e sazeve dhe muzikës me saze të Shqipërisē së Jugut, në gjysmën e parë të shek. XX-të!
Së shpejti një botim special me libër dhe CD ilustruese me regjistrime nga disqet e viteve 1920, 1930 dhe 1940 për Selimin, Hafizenë dhe Ajdin Leskovikun, yjet e papërsëritshëm të muzikës me saze!
Ps: Fotografia botohet për të parën herë dhe u mundësua nga studiuesi amerikan Christopher P. King përmes ndërmjetësimit të gazetarit Altin Raxhimi, të cilët i falenderojmë.
#SelimAsllanLeskoviku
Shikojeni dhe dëgjojeni mjeshtër Selimin!

Vasil Tole. 

Trending