nga Artan Mullaj…

Ceshtja Saimir Tahiri rezultoi nje spektakel psikologjik, nga i cili, permes ethesh e dilemash, te gjithe ja dolem te kuptojme dicka;
-une vete kuptova se politika eshte nje ndotje hapesire qe nuk meriton shperfillje te plote: ndonjehere duhet ndaluar per t’u mbushur me fryme dhe per te pare cfare ndodh brenda kesaj mizorie…
-Saimir Tahiri, i vetmuar ne kauzen e dinjitetit te tij, kuptoi qe ne dite te veshtira, miqte nuk jane aq te domosdoshem; e domosdoshme eshte e verteta..
-Lulezim Basha e kuptoi me siguri se ne politike, te ngjitesh shkallet e karieres me biberon ne goje, eshte sa ngazellyese, aq edhe fatale.
-Edi Rama kuptoi se duhet ti besoje me shume instiktit te vet, se servileve dhe lepiresave; se duhet te ndjeke instiktin e vet sidomos kur ai e con pertej realitetit; kuptoi se te parashikosh, e sidomos te rrezikosh, keto nuk jane cilesi, por detyrime per nje burre shteti; (ndoshta) e kuptoi se duhet se paku te filloje te mbeshtese te vetet, qofte edhe me kushte, per me shume e nderkohe qe kundershtari i tij, Berisha, mbeshtet, me cdo kusht, te vetet, pa kushte.
-Erjoni i Bashkise (ndoshta) e kuptoi se propoganda e perditshme per asgjene behet shperlarese dhe e shumta mund te te coje deri ne njerin breg: ne bregun tjeter te con vetem burreria.., qe ai nuk e ka.
-edhe Blushi (ndoshta) e kuptoi qe nuk mjafton te jesh i zgjuar dhe te kesh shkruar libra per te qene prane “fiqve” ne politike, pra ne krah te Erjonit. Duhet te jesh edhe dinak. Shpesh edhe mashtrues.
-Blendi Fevziu (ndoshta) e kuptoi se te jesh profesionalisht naiv nuk eshte dicka qe ndodh rralle ne ekrane, dhe (ndoshta) e kuptoi se fama e tij eshte shume prane lavdise, por edhe nje hap larg mediokritetit.
-grupi i prokuroreve, te tre nga e njejta krahine, te tre nga i njejti farefis, kuptuan se bllofi institucional eshte dicka qe mund te vleresohet dhe shpjegohet vetem duke qene jashte ketij grupi.
-opozita, sot rishtaz e humbur, ndihet e c’armatosur, por kuptoi se humbja nuk ka te beje vetem me moralin por edhe me te shkuaren.
-mazhoranca (ndoshta) e kuptoi se duhet te heqe dore nga aroganca dhe keqperdorimi i pushtetit qe te vashdoje te jete e pushteteshme.
-analistet e portaleve kuptuan se pirja e uthulles se molles eshte me e shendetshme se te shkruajne statuse shkumezuese dhe pallavra depresive qe derdellisnin ne fasada mediash cfare nuk besojne as vete.
-indiferentet kuptuan se te ndenjurit menjane eshte nje pune e mire dhe do vazhdoje te jete e tille.

Trending