Emisioni Fevzos ka kohë, apo më saktë, kështu ka qenë dhe është krijuar, megjithë vanitetin e festimit të pëvjetorëve të “suksesit” si shërbëtor dhe shërbesë e mafjes politike të këtyre të 27 vjetëve në shkëmbim të favoreve dhe përfitimeve financiare si edhe pronari i KLAN-it Sandër Frangaj dhe pronarët e mediave të tjera….
Imoraliteti dhe jo vetëm, por edhe paaftësia e të ftuarve si analistë dhe gazetarë ku me komplekset e mungesës individualitetit dhe mungesës së integritetit, duke mos pasur si mision gazetarinë si pushtet i katërt, por të gatshëm për të fshirë dhe lëpirë këpucët e banditëve politikë, janë edhe këta pjesë e kësaj katraure dhe ketij kolapsi shtetror dhe kanë përgjegjësi për kētë.
Kanë përgjegjësi sepse: janë pikërisht këta analistë të lidhur me bandat politike respektive në shkëmbim të favoreve të njërës bandë apo tjetrës dhe pasi plas peshku, këta duan të lajnë duart si Pons Pilati. Jo zotëri dhe zonja analistë dhe gazetare, me ndonjë përjashtim aq sa mund të lejohet përjashtimi në papajtushmërinë e bashkëpunimit të llumit mediatik-politik si bandë zhvatje, edhe ju, jeni pjesë e këtij llumi dhe keni përgjegjësi për këtë gjëndje. Në mos ligjore, sëpaku morale dhe profesionale.
Ashtu si dhe politikanët edhe ju, zhdukuni nga sytë e shqiptarëve se nuk mund t’ju dëgjojne dhe shohin më si lolo oborresh të bandave politike  dhe duke n’a u hequr si xhentëllmen.
Në emisionin për Tahirin e vogël, gazetarja Xhokaxhi kaloj çdo kufi etik, profesional dhe tregoj  injorancën e saj kur i tha Tahirit:
-Zoti Tahiri, do të flasësh sa të jeshë në kohë apo nesër kur të jesh në qeli nuk do të dëgjoj njeri?!
– Moj zonjë, nuk jeni ju që çoni prapa hekurave dhe arrestoni njeri. Nuk jeni ju që jepni ultimatume si Lenka Çuko dikur që i thonte Mehmeht Shehut me urdhër të komandantit, – Flit tani shoku Mehmeht dhe në burg te shkosh!
Ja pra pse Saimiri nuk do te arrestohet dhe nuk do ti ndodhe asgjë, nga injoranca kompromentimi i tërë strukturave me krimin dhe bandat. Megjithëse në opinionin tim është i lidhur me bandat e narkotrafikëve dhe jo vëtëm ai, por edhe shefat e tij, dhe jo vetëm këta, por edhe opozita, dhe jo vetëm këta, por edhe pronarët e mediave ku flet zonja, dhe jo vetëm, por një aparat i tërë gjobvënësish mediatik si ky edhe ky rast me të impostuarin që na trash dhe zërin në këte emision, Lorenci vogël, që zvarritet mbas bandave të radhës çdo ditë për tu bëre i Lorenc madh.
Dhe qershia mbi tortë në karagjozllikun e radhës OPINION ishte kur Fevzo i thotë Tahirit vogël, – A do të na lejojnë ne të vijmë te vizitojmë ne birucë?

Jo mo Fevzo, as ti nuk do i shkosh Tahirit në birucë dhe as OPINIONI nuk do ndalojë çfaqjen e karagjozllikut të radhës në KLANIN e llumit.
Ilir Demalia 

Trending