Politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme,burrështetasi për gjeneratën e ardhshme.
Sa do të doja të besoja që ke ndryshuar,do të doja të ishe vërtet ti,ashtu siç fjalët i thua….Të them të vërtetën edhe unë as më shumë dhe as më pak ashtu do të flisja kundër krimit,korrupsionit apo drogës…Por nuk të besoj…

Në vitet 90-të,kisha moshën e fëmijve të mi sot.Endrrat e mia,shpresat,jetën,gjithcka timen,tonën e morët ju dhe sëra juaj duke na i shkelur me këmbë.Por dinjitetin,vizionin,

forcën për të ecur përpara dhe më larg,nuk na e merrni dot.

Ato ua kemi ngjizur bijve tanë që të pjekur para kohe,nga hallet e shkaktuara nga ju,do i dalin zot këtij vendi.

Koha juaj po perëndon Monikë.

Ne jemi vendi me i bekuar me diell,por nuk u ngrohem kurrë,

me ujë,përherë të etur,me fusha,por të pangopur,një vend me naftë,ar,bakër,krom,por nuk u bëmë kurrë të pasur.

Gjithcka e gllabëruat ju,të babëziturit me pushtet.

E di se thua të vërtetën se mediat janë të blera.

Tre herë të kam nisur nëpërmjet tyre “Letër të Hapur”, jo vetëm nuk janë botuar,por sejmenët e tu kanë vrapuar duke thënë:-

” Mbylle gojen,se do t’a mbyllim ne pastaj”.

Ti thua të vërtetën që ka korrupsion.Ministri dhe drejtori yt,është denoncuar me prova dhe fakte dhe ti e mban fooort në gjirin tënd si deputet,sepse ai,ata jane Ti.

Sesa i mban nga aftesia apo inteligjenca i shohim kur gazetarja pyet Ministrin tënd dhe ai përgjigjet “Fol e qesh”????

Mjaft më!

Eshtë shumë e frikshme kur vrasësi,përdhunuesi,abuzuesi të shikon në dritë të syrit,të zgjat dorën duke të thënë:Mos ki frikë,më ke mua.

Nuk besoj se jemi verbuar aq shumë pas teje si popull 

Monika Kryemadhi,sa të besojmë se shpëtimi ynë je ti…

Qëllimi yt doli,zgjedhje të parakohshme,se e tillë je ti të tillë jeni ju,politikanë që si qëllim keni pushtetin,pa të cilin nuk siguroni benefitet tuaja,nuk mund të shtyni dot ditët pa veshur rrobën e pangopësisë dhe babëzisë.

Politikani mendon për zgjedhjet e ardhshme,burrështetasi për gjeneratën e ardhme.

Sa do të doja ti përkisje kësaj të fundit duke ja bashkangjitur figurës së gruas,nënës…
Monika Begaj

Trending