nisi sinfoninë e stinës.
Era e ftohtë më përcëlloi fytyrën,
duke më sjellë një kujtim malli nga mali i Moravës.
Në mëngjes vesha këpucët e ngrohta prej lëkure të porsa blera
shoqëruar me nënqeshjen e këpucëve të vjetra,
ngrënë rrugicave të gurta me kalldrëm të Korçës.
Mbi supe hodha xhupin e trashë me kapuç
dhe trishtueshëm më fali një shikim ish palltoja me kuadrate
hirnosur nga vitet….
Çikago, qyteti i erës,
nisi sinfoninë e stinës,
shoqëruar së largu nga tingujt e harqeve halorë të Moravës.
Binjakëzimin Çikago –Korçë, natyra e ka bërë me kohë
para se ta firmosin titullarët bashkiakë.
Kostaq Duka
Tetor,2017







You must be logged in to post a comment.