auto_661715-hkjpdraeg1512142189Shqipëria është e zhytur në ujë nga moti i rënduar me reshje të mëdha të shiut të rëna dy ditët e fundit. Situata është problematike në të gjithë vendin.

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave njofton se gjatë ditës gjendja më e rënduar është në pjesën jugore të vendit. Po merren masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.

Qarkullimi është i vështirësuar në mjaft rrugë, ndërkohë që ka ndërprerje të energjisë në disa qytete. Pikërisht Vlora dhe Fieri janë dy nga qarqet më problematike, përforcime të tjera të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit janë nisur për në këtë zonë. Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave u bën thirrje qytetarëve të zonave që preken nga daljet nga shtrati të lumit Vjosë të përgatiten për evakuim duke bashkëpunuar pa vonesa dhe pa hezitime me organet kompetente shtetërore.

Pritshmëria e prurjeve në lumin Vjosë e bën daljen e tij nga shtrati çështje orësh. Janë bëra gati disa qendra evakuimi dhe po bashkëpunohet edhe me hotele private për strehim.

Në situatë gatishmërie janë spitalet dhe OSHEE, ndërsa forcat e armatosura me gjithë motin e keq kanë angazhuar deri helikopterë për të evakuuar banorë në zona të përmbytura.

Shqipëria e bllokuar nga përmbytjet

Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë vijuar edhe gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, kanë rënduar situatën, duke shkaktuar përmbytje të shumta në të gjithë Shqipërinë.

Gjendja nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet vijon të jetë shumë e rënduar.

Në Fushë Krujë, Kurbin, Vorë, Marikaj dhe Mamurras ajo paraqitet më e vështirë.

Aktualisht po vijon puna për evakuimin e personave të rrezikuar.

Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile, punonjësit e OSHEE, ata të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Prefekturat, Bashkitë, Ministrat, Prefektët, etj., janë në krye të detyrës në aktivitet të plotë për përballimin e situatës së vështirë.

U bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin kërkesat e bëra publike më parë në lidhje me sigurinë e tyre dhe bashkëpunimin me autoritetet. Ruajtja e jetës është prioriteti numër një i momentit.

U bëhet thirrje publike edhe disa kryetarëve të bashkive, sidomos atyre që janë të prekura rëndë nga situata si Vora dhe Kamza, që të paraqiten urgjentisht në krye të detyrës dhe të marrin përsipër përgjegjësitë që u ngarkon ligji në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

U bëhet thirrje edhe gjithë qytetarëve dhe bizneseve që të bashkëpunojnë me shtabet e emergjencave për të ofruar mundësi akomodimi për personat e evakuuar.

Lidhur me rrugët është e bllokuar autostrada Durrës-Tiranë, ndërsa kalohet me vështirësi Tiranë-Durrës, i bllokuar është edhe aksi Durrës-Kavajë, Gjirokastër-Lunxhëri dhe në disa rrugë dytësore. Të bllokuara nga bora Rruga Bogë-Theth në Qafën e Thorës. Rrëshqitje dheu në rrugën Tiranë-Ndroq. Prezencë uji në aksin kombëtar Mjedë-Shkodër.

Ndërkohë pa energji elektrike janë mbi 20 mijë persona, për shkak se kanë dalë jashtë funksionit mbi 60 fidera. Për shkak të motit të keq janë ndërprerë edhe fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Pas nje nate te veshtire dhe nje situate te jashtezakonshme ne autostraden Tirane-Durres, mesohet se mengjesin e sotem, pjesa Tirane-Durres eshte i kalueshem me shume veshtiresi.

BOTA SOT

Trending