Peshëngritja shqiptare është një nga sportet që na ka bërë më së shumti krenarë, ndërsa flamuri kuqezi është ngitur mes vendeve të para të podiumit. Kjo ndodhi edhe dje në botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Sportistja Romela Begaj u shpall kampione bote 45 vitesh për Shqipërinë, sepse Begaj fitoi të artën në shkëputje, ndërsa në dygarësh u rendit e dyta, pas kolumbianes Leidi Jesenia Solid Arboleda.

Në shkëputje Begaj kreu 3 prova perfekte dhe ngriti 107 kg (rekord personal), ndërsa në shtytje ngriti 125 dhe 128 kg (rekord personal), por kur provoi 131 kilogramët, nuk ia doli dhe pësoi një dëmtim serioz në shpinë, duke mbetur e shtrirë në tokë dhe duke u larguar me ndihmën e stafit të saj. Një sakrificë e madhe për Begajn, që kishte dhimbje që më herët, por tentoi të pamundurën, pasi në provën e fundit kërkoi të siguronte vendin e parë, që ia mori Solis Arboleda, e jashtëzakonshme në shtytje, me 135 kg.Erkand Qerimaj e mbylli në vendin e gjashtë në dygarësh garimin e tij në botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Peshëngritësi shkodran realizoi vetëm 2 nga 6 provat në të dy stilet, duke zënë përkatësisht vendin e 4 në shkëputje dhe vendin e 9 në shtytje, ne peshën deri në 77 kg. Garimi i Qerimajt në stilin e shkëputjes nisi me peshën 155 kg, provë të cilën e realizoi me sukses. Në dy provat e tjera Qerimaj dështoi të ngrinte 157 kg. Në këtë stil Qerimaj i rendit në vendin e katërt.

Trending