
Lënia në Hije e Protagonistëve të Dhjetorit, Frikë apo Kompleks?
Data 8 Dhjetor festohet si dita e rinisë, por në fakt është dita më e bekuar për shqiptarët. Si sot 27 vjet më parë të rinjtë universitarë u ngritën kundër diktaturës dhe i hapën rrugën demokracisë që, ndonëse jo-perfekte, është arritja më e madhe për Shqipërinë. Kjo është ditë e nderimit të të rinjve që guxuan të dalin kundër diktaturës më të egër të të gjithë Europës Lindore por edhe e hapjes së rrugës së pluralizmit.
Produkti i kësaj kryengrite të studentëve ishte themelimi i Partisë Demokratike dhe shumica e të rinjve që u ngritën kundër dikataturës ishin themelues të saj. Por, në këtë ditë të shënuar Rama organizon një takim farsë me studentët e ekselencës ndërsa PD organizon celebrime pa asnjë protagonist të Dhjetorit në podium, ndonëse shumica e tyre vazhdojnë të militojnë brenda PD-së. Mirë që pamë disa protagonistë të Dhjetorit në pritjen e Presidentit.
Sherefedin Shehu






You must be logged in to post a comment.