
Sot, me 18 janar 2018, gjyshi TIMO LULJA mbushi plot 92 vjet.
Nje jete e gjate e mbushur e tera me muzike e kenge.
E mesoi nga i ati( Vangjel Lulja), nga xhaxhai (Kozma Lulja), nga gjyshi (Bushi Bogo), nga dajua (Nasi Bogo) dhe i frymezuar nga kengetari me fam fieraku KIU PORO, TIMO, qe nga vegjelia e hershme e deri me sot gjithe jeten ja ka kushtuar KENGES, e vecmas KENGES QYTETARE FIERAKE, por jo vetem asaj.
Karriere brilante ne radhet e Ansamblit Popullor te Ushtrise, sidomos ne skenat me emer ne ish Bashkimin Sovjetik, ne Rumani, Bullgari e tj.
Po aq brilante karriera e tij edhe me Estraden e Qytetit te Fierit.ne ngritjen e grupeve artistike amatore ne fshatrat e Fierit e sidomos ne terheqjen ne keto grupe te vajzave e grave, me ndikim te fuqishem ne emancipimin e tyre.
Ne ngritjen e grupeve amatore ne ndermarjet e Fierit etj.
E cte themi me pare pe ket “Dashnor” te kenges qytetare fierake.Edhe ne moshe te pensionit Timo gjendet neper skenat e festivaleve nderkombetare duke sjelle kengen fierake te perunuar ,por edhe ate burimore pa deformime dhe kinezerira qe kjo kenge pesoi nder vitet e socializmit sketerre.Festivali i frajburgut ne zvicer ai stambollit apo ne gjeorgji dhe bullgari e ngjiti kete ikone ne studimet e folkloristeve te muzikes burimore qe me ne fund e kishte nje emer ,ate te Timo Lules.
Dhe eshte ende vital e eshte gati te kendoj me te njejtin pasion e pothuaj me te njejtin vokal ne cdo skene qe e therrasin.
Mesaduket kenga, kete perle te qytetit te fierit dhe gjithe vendit anembane e ka mbajtur ne forme dhe akoma neper ruget e qytetit duke u pershendetur me fansat dhe nxensit e tij tashme pleq .Nuk thone kot qe kenga te mban gjalle .Timo Lule eshte nje shembull i kesaj thenje qe shumkush e beson .
VIKTOR MILE FOLSHQIP.INFO






You must be logged in to post a comment.