viktima-vlore.jpgMëngjesin e sotëm rreth orës 4:20, në qytetin e Vlorës janë djegur dhe kanë ndërruar jetë nënë e bir, Selkie dhe Olsi Hoxhallari, 73 dhe 43 vjec. Një nga pistat që po heton policia është ajo e vrasjes. E moshuara kishte një shenjë prerje në fyt, kurse djali i saj një të çarë në kokë. Policia dyshon se dhe zjarri është vënë për të mbuluar gjurmët. Por, për hetuesit është ende herët për të dhënë një version përfundimtar.Ekspertiza e dy viktimave në Vlorë, nënë e bir ka zbuluar një skenar të frikshëm.

Megjithëse u tha se viktimat ishin shkrumbuar nga zjarri, ekspertiza ka zbuluar se 43 vjeçari ka pasur plagë pas kokës, ndërsa nëna e tij ka pasur shenja në pjesën e qafës, çka ngre dyshime të fortë se ata janë vrarë qëllimisht dhe më pas i është vënë zjarri banesës ku ata po qëndronin.

Policia ka shoqëruar disa familjarë për t’i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

oranews

Trending