vlcsnap-2016-07-28-11h26m41s109-685x320

Ndërtimeve në shtrat të lumit Gjanicë që përshkon qendrën e qyetit Fier po u vjen fundi. Vijnë fadromat dhe fillojnë punimet.

Lajm-Shqip mëson se të shtunën nis aksioni i prishjeve të ndërtimeve.

Nga një “mollë e ndalume” për rreth 20 vjet INUK do “kafshojë” të shtunën e ardhëshme të gjitha ndërtimet.

Janë rreth 108 ndërtime të cilat do të rrafshohen brenda muajit Janar. Këto ndërtime janë kryesisht lokale, restorante, hotele.

Prishja e ndërtimeve dhe kompesimi i pronarëve nga qeveria hapin dritën jeshile të një projekti të madh.

Ky projekt kap një faturë prej 47 milionë £ të cilat do ta kthejnë gjithë gjatësinë përshkuese të lumit në qëndër të Fierit afërsisht të ngjashëm me lumin Senë në Francë.

Projekti shumëmilionësh është miratuar nga qeveria shqiptare madje dhe fondet janë siguruar.

Do të jenë fonde të qeverisë, bashkisë si dhe prej disa firmave gjermane, kineze dhe amerikane.

Gjanica prej vitesh sa herë fryhet moti e bien rreshje, përbyt lagje të të tëra në Fier…

Situata më e rëndë u shënua në vitin 1981 kohë kur krahas dëmeve të shumta materiale shënoi dhe një viktima…

Investimi kapital në shtratin e Gjanicës shpesh ka qenë objekt premtimesh dhe debatesh elektorale.

“Fati”i buzëqesh kreut aktual të bashkisë i Armando Subashi i cili gjatë fushatës zgjedhore premtoi zgjidhjen e ngërcit “Gjanicë”.

Vladimir Mucaj

Trending