A po hetohet më nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri? Gazetari Basir Çollaku ka bërë publik një dokument të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kërkon zgjatjen e hetimeve edhe me 3 muaj të tjerë për Moisi Habilajn, Artan Habilajn, Florian Habilajn, Nazer Seitajn, Maridjan Sulajn, Armand Koçerrin, Armando Sulajn, Tigres Mezuraj, Sabaudin Çelaj dhe Fatmir Minaj.
Në listë mungon emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të cilin ka pasur dyshime se ka bashkëpunuar me këtë grup. Gazetari Çollaku ngre pyetjen nëse ky dokument nënkupton pushimin apo veçimin e hetimeve për Saimir Tahirin nga Krimet e Rënda.
“Thua të jenë pushuar hetimet për ish-ministrin e Brendshëm i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë grup të trafikut të drogës!?! Në këtë vendim ku janë të pandehurit e tjerë, emri i Tahirit mungon. Ndoshta është veçuar çështja, ose ka pasur kohë mjaftueshëm për ta sajdisur… Ndoshta surprizat hetimore janë për më vonë, apo do të ndryshojnë akuzat?! Diçka do ketë ndodhur…” – hamendëson gazetari. ©LAPSI.al






You must be logged in to post a comment.