why-jane-seymour-feels-sexier-at-67-than-ever-before-im-not-trying-to-prove-anything-to-anyonePër të festuar 67-vjetorin, aktorja Jane Seymour pranoi që të pozonte për “Playboy”, e fotografuar në shtëpinë e saj me veshje intime nga fotografi Aaron Feaver.

Ishte vetë aktorja, ish-vajza Bond që ka luajtur me Roger Moore në “Live and Let Die”, që e njoftoi paraqitjen e saj në kopertinën e revistës së famshme.

Seymour deklaroi se për të bukuria nuk ka moshë. Edhe pse afërsisht 70 vjeçe, ajo thotë se tani ndihet më seksi se kurrë.

Kjo është hera e tretë e Seymour që shfaqet në “Playboy” gjatë karrierës së saj, përveç asaj në vitin 1987 dhe më 1973-shin.

Aktorja tha se pozimi për “Playboy” nuk është një mënyrë për t’u dukur, por sepse komplimentet janë gjithnjë të mirëpritura, sepse në këtë moshë në përgjithësi një grua bëhet thuajse e padukshme: “Kur je e re mendon vetëm që të të admirojnë, por tani nuk kërkoj të provoj asgjë, aq më pak të bind të tjetër që të më shikojnë”.

Trending