Sot nje media e shkruar kur fliste per kete godine perballe juridikut ne rr. E Elbasanit vinte ne dukje sa e studiuar paskesh qene :
1- vendosja e godines pikerisht ne ate vend.
2-se sa e studiuar na paskesh qene me ambientin per rreth.
3- se sa e studiuar na paskesh qene ngjyra e kuqe me gjelberimin etj.
Te treja keto pika sipas meje jane pikerisht anet me te dobta te kompleksit ne fjale. Ndertesa ka zhdukur pergjithmone pike shikimin aq te bukur te fund rruges me gjelberimin e liqenit. Ajo i ze frymen ne menyre agresive daljes nga Tirana dhe qendron pothuajse mbi kokat e kalimtareve pa ruajtur as distancat minimale nga rruga ,madje cepi fundor bie vertikalisht mbi rruge. Po ngjyra……ne nje mori fjalesh pa kuptim autoret nuk arijne te shpjegojne pse eshte i kuq objekti ne nje sfond te gjelber me peme gje te cilen besoj se edhe nje student i arkitektures nuk do te gabonte, po atehere ? E thjeshte, eshte ngjyra qe lyen pallatet kryeministri ne çdo rast, dhe llogjika me e thjeshte ta do qe te afrohet kjo ngjyre qe projekti te kaloje (midis shume arsyeve te tjera te interesave , kujtoni kullen e stadiumit po te kuqe etj.) Mbreti ,o njeri qe ka shkruar ato radhe eshte lakuriq, kete e kuptojne mjaft njerez ne Tirane pavarsisht se heshtin , heshtin se llumi i zullumeve po mbulon Tiranen ku lindem , enderruam dhe shpresuam.
B.z 2018.





