
Shkencetari i ri shqiptaro amerikan i dyshuar i kompanise farmacutike “pharma bro” Martin Shkreli bëri një lutje për lehtësim te mases se denimit, por përfundoi duke u dënuar të premten me shtatë vjet burg për akuzat e mashtrimit federal në lidhje me fondet e perdorura ne një kompani farmaceutike që ai dikur formoi.
“Ka një person që duhet fajësuar për mua sot këtu, edhe ai jam unë”, i tha Shkreli një gjyqtari përpara se të vinte ne burg në Brooklyn të Nju Jorkut, në gjykatën federale.
“Ky është faji im, unë nuk jam viktimë këtu”, tha Shkreli, me lot ne sy .
“Mos u mërzitni për mua”, tha Shkreli në një sallë të mbushur me mbështetësit dhe anëtarët e familjes, shumë prej të cilëve kishin shkruar letra duke i kërkuar gjykatësit Kiyo Matsumoto që ta shpëtonte nga një dënim i ashpër.
Dhe ai kishte një mesazh për investitorët që ai mashtroi: “Më vjen keq që kam humbur besimin tuaj … Ju meritoni shumë më mirë”.
“Nuk kam qenë kurrë i motivuar nga paratë,” tha Shkreli. “Doja të rrisja statusin dhe reputacionin tim.”
“Unë jam këtu për shkak të gabimeve të mia të mëdha, të trasha dhe të pakujdesshme që kam bërë.”
Cnbs.com






You must be logged in to post a comment.