Monument madhështor që nuk është parë më parë. Këtu në Labinot të Elbasanit është i inaguruar portreti më i madh i Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Ideja është e artistit e njëkohësisht dhe biznesmen Gjergj Luca.

Vepra monumentale, e ngjashme me portretet e Presidentëve amerikanë të gdhendur në mal, ka një lartësi 8 m.

Në fakt, nga baza, lartësia i kalon mbi 20-25 m, sepse vetëm portreti eshte 8 m.

Skulptori Fiqiri Kasa thotë se ky është vetëm fillimi. Në projekt është dhe një park me figurat e ndritura të kombit shqiptar në këtë vend. Skënderbeu është thjesht i pari.

Baza e portretit është e përbërë nga hekur dhe beton. Dëshira ishte që të përfundonte para datës së vdekjes së heroit tonë Kombëtare. Por kjo veper perfundoi me pas dhe u inagurua diten ne veres .

Vepra përkon me 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe shpalljes së këtij viti si viti Mbarëkombëtar i Heroit tonë Kombëtar.

Trending