Presidenti Donald Trump tha se Amerika
“duhet të tregohet më e ashpër” me trafikantët e drogës dhe masat duhet të përfshijnë përdorimin e dënimit me vdekje.

Ai e paraqiti planin për të luftuar varësinë vdekjeprurëse nga opioidet (drogat më të abuzuara në botë) në një fjalim që mbajti të hënën në Mançester të shtetit Nju Hempshër, shtet ku përdorimi i drogave është tepër problematik. Presidenti tha se “deshtimi nuk eshte alternative” dhe se “varesia nga droga nuk eshte e ardhmja jone”
Ai u zotua se do te beje gjithshçka per te ndihmuar ne perpjekjet per krijimin e nje brezi femijesh pa droge. Sipas Tij, me Ligjin aktual nje trafikant mund te shesë nje drogë që vret qindra njerëz, e megjithatë merr nje ndëshkim minimal, shkruan VAO.

Trending