
Administrata Trump ka thënë se dëshiron të fillojë mbledhjen e historisë së medias sociale të pothuajse të gjithëve që kërkojnë vizë për të hyrë në SHBA.
Propozimi, i cili vjen nga departamenti i shtetit, do të kërkonte shumicën e aplikuesve të vizave për të dhënë detaje mbi llogaritë e tyre në Facebook dhe Twitter.
Atyre do të duhet të zbulojne të gjitha identitetet ne mediat sociale të përdorura gjatë pesë viteve të fundit.
Rreth 14.7 milionë njerëz në vit do të preken nga ky vendim.
Informacioni do të përdoret për të identifikuar dhe vëzhguar ata që kërkojnë viza emigruese dhe jo emigruese.
Aplikantëve do tu kërkohet gjithashtu pesë vjet numra telefoni, adresa elektronike dhe historite e udhëtimeve. Atyre do të kërkohet të tregojne nëse ata jane dëbuar ndonjëherë nga një vend ose nëse ndonjë i afërm ishte përfshirë në veprimtarinë terroriste.Propozimi nuk do të prekë qytetarët nga shtetet në të cilat SHBA-të u japin statusin e udhëtimit pa viza – në mesin e tyre Britania e Madhe, Kanadaja, Franca dhe Gjermania. Megjithatë, qytetarët e vendeve të pa përjashtuara si India, Kina dhe Meksika mund të përfshihen nëse vizitojnë SHBA-në për punë ose festë.
Zyrtarët e mbrojne propozimin duke thënë se kjo do të ndihmonte në identifikimin e ekstremistëve potencialë.






You must be logged in to post a comment.