Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova ka akuzuar Britaninë e Madhe dhe SHBA-të që kërkojnë të ndalojnë vendin e saj te prese këtë Kupën e Botës këtë verë.

Duke folur në një intervistë të gjatë me një kanal televiziv rus, ajo tha se “qëllimi kryesor” i tyre ishte të “nxirte Kupën e Botës jashtë Rusisë”.

Britania e Madhe ka kërkuar të ndëshkojë Rusinë pasi e akuzon atë për ngritjen e një sulmi të agjentëve nervorë në Britani.

Familja Mbretërore do të shmangë Kupën e Botës si pjesë e përgjigjes britanike.

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka krahasuar Kupën Botërore të Rusisë me Lojrat Olimpike të Gjermanisë naziste në 1936 dhe një deputet i opozitës britanike ka bërë thirrje që Kupa të shtyhet ose të zhvendoset.

Megjithatë, aktualisht nuk ka asnjë sugjerim se ekipi i Anglisë do të bojkotojë kampionatin prestigjioz, i cili hapet në qershor.

Bbc.com

Trending