Njoftimet nga Tirana dhe Kukesi sjellin nje acarim te paprecedente ne situaten qe po kalon Shqiperia pas ndodhive ne rrugen e kombit.Ne mesin e nates policia dhe prokuroria kane mesyre ne Kukes duke arrestuar shume qytetare kuksiane duke ju pergjigjur flake per flake zjarrit te ndezur nga protestuesit ne rrugen e kombit.Nen masa te rrepta sigurie te arrestuarit jane vendosur ne Tirane duke sjelle pershtjellim me te keq te acarimit te situates.Shume qytetare jane vendosur para dyerve te komisariatit duke kerkuar lirimin e tyre deri ne stabilizimin dhe sqarimin e situates se kaluar.Per gjithe naten kuksiane dhe veriore por dhe qyterare te tjere kane bere thirje per lirimin e tyre.Data 2 prill do te sjelle me siguri nje mase te madhe njerezish qe jane solidarizuar duke kaluar dhe kufirin etik neper rrjete sociale duke treguar armet gati kunder shtetit.Kjo eshte nje gjendje alarmi ku kryeministri duhet te tregohet i matur dhe i qete ne menaxhim te kesaj situate.Askush nuk ka fituar kur ka treguar dhembet e hekurt para turmave te uritura dhe te pashpresa per te ardhmen.Zoti kreminister! diaspora te keshillon; merre easy ,sikur Amerika te tentonte te arrestonte terroristet e saj brenda nje nate nuk do ti dilnin kurre hesapet ne anen e saj.Ndaj pa pasoja duke negociuar vendosni stabilitetin e kerkuar nga te gjithe shqiptaret kudo ku jetojne.Nuk eshte nje proteste qe eshte vene ne levizje nga politika apo nga paraja, eshte nje levizje popullore qe mendon se e gjeti vehten me kete menyre, dhe nuk ka njeri qe ti ndale nese shteti nuk i qeteson gjakrat e ndezur duke i hedhur uje zjarrit dhe jo benzine.Hidhni uje sa nuk eshte vone zoti kryeminister.

Tviliret chicago.

Trending