Këto ditë ndërroi jetë nē Long Island në NY, Zoti Agim Karagjozi, President Nderi i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, ndërkohë dy dekada me rradhë ai ishte dhe kryetar i saj. Shqiptarët e Amerikës humbën një personalitet të shquar, patriotin dhe veprimtarin e njohur i cili la pas një emër të nderuar, përkushtimin për “vatranët” dhe të gjithë diasporën shqiptare, dashurinë për dheun amë dhe porosinë që ato të çohen më përpara nga të gjithë. Shqipëria e kishte vlerësuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” e medalje të tjera, kurse Ambasada jonë në Uashington e ndiente si bashkëpunëtorin dhe mikun e urtë që tashmë është larguar nga kjo jetë përgjithmonë. Puna dhe aktiviteti i tij janë një përvojë e çmuar dhe frymëzim për të gjithë.

Floreta Faber ambasadore e shqiperise ne usa.

Trending