lu-1.pngAmbasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, dënoi edhe protestuesit kuksianë për dhunën që ushtruan ndaj policisë dhe kabinave të koncensionarit në Rrugën e Kombit, por dënoi edhe policinë, për mënyrën si i arrestoi këto të dyshuar natën.

Ai u shpreh se ka kontaktuar edhe Edi Ramën edhe Lulzim Bashën, duke i kërkuar vetëpërmbajtje në këtë periudhë të tensionuar në vend.

“Në Shqipëri të gjithë qytetarët kanë të drejtën të protestojnë paqësisht përfshirë në Kukës. E kuptoj qytetaret ne Kukes janë të inatosur, por s’kanë të drejë të djegin kabinat, s’kanë të drejtë gjuajnë me gur policinë, policia nuk ka të drejtë te arrestojne naten.

I kam bërë thirrje kryeministrit dhe kreut të opozitës që tani të tregojnë vetëpërmbatje dhe kjo të zgjidhej përmes dialogut” – u shpreh Donald Lu në emisionin “Opinion”.

Përsa i përket mosbindjes civile të lajmëruar nga opozita, ambasadori amerikan u shpreh se nëse qytetarët shqiptarë vendosin të shkelin ligjet do të duhet të presin edhe pasojat.

©LAPSI.AL 

Trending